Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajmi i fundit: Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burg për krime lufte

Gazeta10
02 February 2024 - 10:54

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 13 vjet burg serbin Dushko Arsiq për veprën penale “krime lufte ndaj popullsisë civile”, gjatë prillit të vitit 1999 në fshatin Butovc të Prishtinës.

Gazetari i Kanal10 raporton se, Arsiq po ashtu ngarkohet me akuzën për plaçkitje të shtëpive, si dhe dëmtimit të pronës së shqiptarëve, duke ua vënë zjarrin, raporton Gazeta10

Sipas dosjes së prokurorisë, grupi ku ishte pjesëtar Arsiq fillimisht kishin plagosur e vrarë viktima, në mesin e të cilëve të ndjerin, Brahim Shala i cili u vra me pushkë automatike e më pas për bartjen e trupit të tij e urdhëruan Artan Krasniqin atë kohë 15-vjeçar . / GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.