Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nuk iu bind urdhrit të gjykatës: Sulmuesi i Dukagjinit, Theophilus Solomon, arrestohet pak pa nisur ndeshja

Gazeta10
04 February 2024 - 17:16

Sot para se të fillojë ndeshja mes Dukagjinit dhe Dinamos, në stadiumin “18 Qershori”, policia ka arrestuar sulmuesin nigerian , Theophilus Solomon.

Ish-lojtari i Gjilanit dhe Partizanit akuzohet për dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij sa ishte në Shqipëri.

Për këtë rast ai ishte arrestuar sa ishte në Gjilan, por që ishte liruar me kusht.

Futbollisti në fjalë e kishte për detyrë të lajmërohet në policinë e Kosovës për çdo tre muaj dhe ai këtë nuk e bëri, prandaj ishte në kërkim.

Sot pa nisur ndeshja ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, duke mos e lejuar ta zhvillojë ndeshjen.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Ai tha se futbollisti i arrestuar është i kërkuar nga INTERPOLI dhe sot ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.

“Mund të ju konfirmoj se një person shtetas i huaj, i kerkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të metejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, tha Hoxha.

Solomon është futbollist që ka bërë karrierë në shumë vende, duke luajtur për klube si Rijeka, Pomorac, Zadar, Sibenik, Istra, Partizan (Beograd), Omonia, Inter Zapresic, Újpest, Partizani (Tiranë), Qadsia, Ballkan dhe Gjilani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.