
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.
Studios së emisionit “Kampionët” i rikthehet analisti i përhershëm, Bekim Isufi, të cili i bashkohen edhe Valon Osmani, Arbër Prekazi, Mevlan Zeka, Taulant Dajaku dhe Samir Sahiti.
Qendërmbrojtësi i Malishevës, Arbër Prekazi foli për ish-bashkëlojtarin e tij, Theophilus Solomon, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme në Klinë.
“Nuk mund të quajmë dhunues dikë që ende nuk është shpallur fajtor nga gjykata, andaj duhet të ndalen këto etiketime ndaj tij” – tha Prekazi.