
Është raportuar për një grabitje të armatosur në rrugën ”Agim Ramadani” në Prishtinë, shkruan Gazeta Demos.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë për Gazeta10 se një i dyshuar derisa ishte i armatosur ka kryer grabitje në një intitucion mikrofinanciar.
Policia e ka konfirmuar per Gazeta10 grabitjen e cila ka ndodhur në rrugen “Agim Ramadani”, ku në këtë grabitje janë vjedhur një shumë e madhë e parash.
“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhëësja e Policisë Flora Ahmeti për Gazeta10/Gazeta10/.