
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Brdo-Brioni, pas një takimi me liderët e rajonit, se thelbi i diskutimit ishte se si e shohin vendet Evropën dhe çfarë mund të presin nga Evropa dhe tha se Serbia nuk do ta braktisë rrugën drejt BE-së, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Ai tha se këtu nuk ka pasur tensione, por dallime për shumë çështje.
“Dallimet nuk janë tensione. Dallimi ishte në shumë çështje, qasja jonë ndaj marrëdhënieve me Prishtinën është ndryshe nga të tjerat. Pothuajse të gjithë këtu, pa llogaritur Bosnjën dhe Hercegovinën, për shkak të pozitës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, e njohën Kosovën e pavarur. Nuk kemi bërë dhe nuk do të kemi”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug./Gazeta10.