Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

UNMIK-u thotë se çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut

Gazeta10
06 February 2024 - 18:19

UNMIK-u ka bërë thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa ka shprehur shqetësim për vendimin e BQK-së për qarkullimin e vetëm një valute – euro – për pagesa në Kosovë.

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se “i ka ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet e fundit që ndikojnë në të drejtat ekonomike dhe sociale të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera joshumicë”.

Ajo ka thënë se duhet të përfshihen në diskutim edhe komunitetet që preken para një vendimi.

“Ziadeh bën thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë dhënien e kohës së duhur për të lejuar komunikim efektiv dhe kontakt adekuat me komunitetet e prekura paraprakisht”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.

BQK-ja pati vendosur me rregulloren e re që nga 1 shkurti në Kosovë për pagesa të përdoret vetëm euroja.

UNMIK-u kërkon që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.