Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bankat në Kosovë inkasuan afër 325 milionë euro në emër të interesit

Gazeta10
07 February 2024 - 10:34

Bankat në Kosovë vitin që e lëmë pas e kanë mbyll me bilancin më të mirë profitabil që nga pas lufta.

Bankat kanë arritur të fitojnë 155.9 milionë euro gjatë vitit 2023

Sipas “Sistemit Financiar mujorë- dhjetor 2023” të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, gjatë kësaj periudhe kohore bankat kanë arritur t’i inkasojnë 435.5 milionë euro, prej të cilave 324.7 milionë euro janë inkasuar në emër të interesit, raporton Gazeta10.

Fitimi i bankave është arritur kryesisht nga interesi i kredive të lëshuara.

Deri në fund të vitit 2023 janë lëshuar 4 miliardë e 913 milionë euro kredi, që përbën një rritje prej 13 për qind.

Norma mesatare e interesit është raportuar të ketë qenë 6.4 për qind.

Kosovarët mirë kanë qëndruar edhe me kursimet.

Sipas raportit, deri në fund të vitit që shkoi në bankat kosovare janë depozituar 6 miliardë e 129 milionë euro, që përbën një rritje prej 10.4 për qind. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.