Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prizrenasi kërcënoi gjyqtaren në rrjete sociale: Policia u tregua e shpejtë, ia vë prangat menjëherë

Gazeta10
07 February 2024 - 14:25

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person për veprën penale “Kanosje” ndaj një gjyqtareje.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka pranuar në prezencën e avokatit të tij, se ka kanosur gjyqtaren përmes rrjeteve sociale, ku paraprakisht ajo e kishte dënuar për një rast tjetër, shkruan lami.net.

Policia ka arritur që të lokalizojnë personin, A.D, ku më pas e kanë arrestuar.

Me vendim të prokurores, i dyshuari është ndalur për 48 orë dhe rasti është nën hetime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.