Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arifi publikon një dokument, pretendon se Sinani ka padi për vjedhjen e mbi 100 mijë eurove në buxhetin e Preshevës

Gazeta10
07 February 2024 - 19:26

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka publikuar një dokument, me të cilin pretendon se këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, ka një padi për korrupsion pranë Gjykatës së lartë të Serbisë në Nish.

Sipas tij, ajo është e përfshirë në një skandal të vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i komunës së Preshevës, të dedikuara për fondin për Bujqësi dhe Ndërmarrësi, transmeton klankosova.tv.

”Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita është e shantazhuar nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd e sidomos nga Vulini.

Po të hulumtojnë agjensionet e intelegjencës dhe sigurisë se Republikë së Kosovës, ajo nuk do ta merrte certifikatën e sigurisë personale dhe rrjedhimisht nuk do të mund të dekretohej si këshilltare e kryeministrit!

Në dokumentin që po ndajë me qytetarët e Republikës së Kosovë, shihet qartë se Ardita Sinani ka një padi për korrupsion pranë gjykatës së lartë të Serbisë në Nish, për skandalin e vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Preshevës nga fondi për bujqësi dhe ndërmarrësi.

Sidoqoftë, shpresoj që Qeveria e Republikës se Kosovës nuk i ofron asaj informacione të larta shtetërore sepse do të përfundojnë tek Vulini 100%”.

Kujtojmë që Sinani gjatë ditës së sotme, e krahasoi Shqiprim Arifin me Rrahman Morinën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.