
Premierliga nuk do të vazhdojë as gjatë kësaj fundjave, si pasojë e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, shkruan Gazeta10.
Kryendeshja e këtij vikendi ishte paraparë të ishte ajo mes Chelseat dhe Liverpooli, por kjo përballje dhe të gjitha ndeshjet e tjera të elitës së futbollit anglez do të shtyhen për një datë tjetër të pacaktuar.
Në nderim të Mbretëreshës Elizabeth, nuk jan luajtur as ndeshjet e kësaj fundjave në Ligën Premier.
Përpos Premierligës, pas vdekjes së Mbretëreshës angleze janë shtyer edhe dy ndeshje të organizuara nga UEFA, ajo mes Rangers dhe Napolit në Ligën e Kampionëve dhe përballja ndërmjet Arsenalit dhe PSV Eindhoven në Europaligë. /Gazeta10/