Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi akuzon Adnan Rrustemin: Më eleminoi nga gara sepse frikësohej nga unë

Gazeta10
12 September 2022 - 18:14

Ish-aktivisti i LVV-së në Lipjan, Shkëlzen Bislimi ka qenë i ftuar sot në Info10. 

Bislimi ka thënë se arsyetimi që më është refuzuar kandidatura është e pakuptimtë, raporton Gazeta10. 

“Ka qenë arsye e pakuptimtë për shkak se kandidatura nuk është përputhje me deklaratën e kandidaturën. Kjo deklarata ka të dhëna personale që i bashkëngjitet kopja e letërnjoftimi”, ka thënë fillimisht ai. 

Më tej, Bislimi ka thënë se Rrustemi i është frikësuar prandaj edhe e ka eliminuar nga gara. 

“Fuqia e deputetit ka ndiku, këto kanë qenë ndikimet e tij – që ma kanë ndalu kandidaturën. Mendoj që është frikësuar, për këtë arsye edhe më ka eliminuar nga gara”, ka thënë ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.