Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq ankohet për heqjen e dinarit në Këshillin e Sigurimit:Kjo monedhë s’mund të ndalohet në Kosovë

Gazeta10
08 February 2024 - 22:08

Gjatë natës së sotme në SHBA është duke u mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Seanëc kjo e cila është thirrur me kërkesa nga Serbia ku do të diskutohet rreth çështjes së dinarit.

Një ballafaqim në mes Kurtit dhe Vuçiqit tashmë është duke ndodhur ku presidentin i Serbisë ka filluar duke u ankuar për heqjen e dinarit në Këshillin e Sigurimit, raporton Gazeta10.

Në emsionin “Politiko” me Kushtim Sadikun është duke u diskutuar ky lloj ballafaqimi si dhe njëheri edhe duke u përcjellur live senaca, Vuçiqi në Këshillin e Sigurimit lidhje me çështjen e dinarit është shprehur se kjo monedhë nuk mund të ndalohet në Kosovë.

“Liderët shqiptarë përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për të dëmtuar serbët dhe kishën ortodokse serbe. Ngjarja, lëvizja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës ku lëvizja është për të ndaluar dinarin. Më pas ka vazhduar një set sulmesh duke bërë që mbijetesa e tyre në provincën jugore varet në masë të madhe nga mjetet që vijnë nga buxheti i Serbisë. Pra, është sulm ndaj popullatës serbe. Ndalimi kësaj monedhe nuk mund të ndodh pasi që një pjesë të madhe të nacionaliteti serbë të cilët gjenden në Kosovës do të dëmtoj pasi që ne ndajm një shumë të madhe të parave dhe me vendimin për të ndaluar transaksionet për dinarin, regjimi në Prishtinë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndalon çdo operacion në të gjitha institucionet shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore, që u mundësojnë serbëve që të kenë gjërat bazë.

Ai e lidhi këtë edhe me “nevojën” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kjo paraqet bazën e themelimit për Asociacionin të komunave serbe, kompetencat e strukturat e të cilit janë shumë qartë të sqaruara të nënshkruara në vitin 2015. Serbia ka të drejtë të financojë arsimin dhe kujdesin shëndetësor dhe në këtë kontekst kornizën ligjore të serbëve në Kosovë. Pra, ky përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj serbëve dhe themelimit të Asociacionit”.

Vuçiq tha se euroja është valuta që po përdorët jashtëligjshëm nga Kosova./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.