Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BQK-ja vendos një numër ku qytetarët serbë mund të thirrin pa pagesë për t’u informuar rreth rregullores

Gazeta10
09 February 2024 - 12:08

Banka Qendrore e Kosovës sot ka vendosur në dispozicion një numër ku qytetarët serbë mund të thërrasin pa pagesë për t’u informuar rreth vendimit të fundit që përjashton dinarin nga përdorimi.

BQK tha se qytetarët mund të marrin përgjigje mbi të gjitha çështjet që atyre u intereson, raporton Gazeta10.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lëshuar në përdorim linjën PA PAGESË me qëllim të informimit sa më të thjeshte të qytetarëve nga komuniteti serb lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Qytetarët duke thirrur në numrin 0800 222-55 do të marrin përgjigje mbi këtë Rregullore dhe informata të përgjithshme në përgjithësi. Po ashtu, mund të dërgojnë pyetje në e-mailin e dedikuar për to: zalba@bqk-kos.org”, thuhet në njoftimin e BQK-së, i cili u dha në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.