
Katalin Novak – Presidente e Hungarisë nesër do të vijë në Kosovë.
Lajmin është bërë i ditur nga Presidenca, përmes një njoftimi për medie, transmeton Gazeta10.
Në njoftim thuhet se Novak vjen në Kosovë me ftesë të presidentes Osmani.
“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20. Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidentja Novák do të mbajnë konferencë për media”./Gazeta10