
Edhe kjo e diel është e rezervuar për emisionin “Kampionët”, me një super panel, si gjithmonë.
Të përhershmit Bekim Isufi, sonte në studio i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Blendi Memaj, Kushtrim Mushica dhe Kron Sadiku.
Ekskluzivisht për “Kampionët” sonte foli edhe Vedat Muriqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe RCD Mallorca në Spanjë.
Ai foli edhe për pozitën e trajnerit të Kosovës, e cila është e zbrazët qëkur nuk iu vazhdua kontrata Primoz Glihas në nëntor të vitit të kaluar.
“Unë besoj se ndryshimet sjellin gjëra të mira, andaj besoj se edhe me trajnerin e ri nuk do të mungojnë sukseset, madje do të synojmë edhe më shumë” – tha ai.
Ai pati edhe një mesazh për tifozët e Kosovës.
“Sidomos, tifozët e Kosovës nuk kanë faj që janë nervozuar, veçanërisht në kualifikimet e fundit kur nuk kemi qenë në krye të detyrës” – përfundoi ai.