Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Katër të lënduar në aksidentin te rruga “Bill Clinton”, dy prej tyre policë

Gazeta10
13 February 2024 - 9:36

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje, njëra prej të cilave veturë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti, të lënduar kanë mbetur katër persona, dy prej të cilëve zyrtarë policorë.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Ajo ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 03:30  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.