Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani flet për përkushtimin e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, derisa e vlerëson Japoninë për partneritet

Gazeta10
13 February 2024 - 19:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin konfirmuan raportet e shkëlqyera midis dy shteteve, të cilat këtë vit shënojnë 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, njofton Presidenca, përcjell Reporteri.net.

Në takim me ambasadorin Mizuuchi, Presidentja Osmani tha se Japonia mbetet një partnere e Kosovës dhe mbështetëse e vazhdueshme, teksa falënderoi ambasadorin Mizuuchi për projektet e shumta, të cilat Japonia po i realizon në Kosovë përmes Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA).

Kumtesa njofton se presidentja Osmani potencoi përkushtimin e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, por edhe të afirmimit ndërkombëtarë të saj.

“Me ambasadorin Mizuuchi, Presidentja Osmani diskutoi edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe çështje tjera me rëndësi të interesit të përbashkët. Të dy bashkëbiseduesit shtruan nevojën e thellimit të raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, edukimit, dhe shëndetësisë”, përfundon kumtesa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.