Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shteti i Iowas e njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Gazeta10
13 February 2024 - 21:52

Shteti i Iowas e ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës. kështu ka njoftuar Ambasada e Kosovës në ShBA.

Në njoftimin e postuar në X, Ambasada ka falënderuar Guvernatorin Kim Reynolds dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate për këtë vendim.

“Kjo deklaratë është një dëshmi e vërtetë e miqësisë dhe partneritetit të thellë që gëzojnë Kosova dhe Iowa”.

 “Faleminderit që festuat Ditën e Pavarësisë me ne dhe për angazhimin, dashurinë dhe mbështetjen tuaj të palëkundur gjatë rrugës”, ka thënë Ambasada në njoftim.

Tutje, thuhet se që nga viti 2013, “partneriteti ynë vetëm është forcuar, nga partneriteti i Gardës Kombëtare të Iowa-s deri te marrëdhëniet e Qytetit si Motër me nëntë komuna e më gjerë”.

“Jemi të lumtur që shohim bashkëpunimin tonë të lulëzojë në akademi, kulturë dhe mes njerëzve tanë”.

Kosova më 17 shkurt feston 16 vjetorin e pavarësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.