Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

A ka filluar fushata? – AAK nis me aderime

Gazeta10
14 February 2024 - 17:54

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas koalicionit me Nismën për Kosovën prite të bëjë edhe një veprim elektoral.

Zyrtarë të kësaj partie kanë paralajmëruar se nga e enjta, në këtë parti do të nisin aderimet qe zakonisht bëhen në fushatë elektorale, raporton gazeta10.

Se a është kjo shenjë se vendi po i drejtohet zgjedhjeve te pazakonshme pas përplasjeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti me ShBA-të për çështjen e dinarit mbetet te shihet ditët në vazhdim.

Gazeta10 mëson koalicioni parazgjedhor ‘AAK-Nisma’ do të përforcohet nga profesorë të fushave të ndryshme nga e gjithë Kosova.

Kujtojmë që në ditën kur është nënshkruar koalicioni ‘AAK-Nisma’ drejtuesit e këtyre dy partive patën bërë thirrje për një fort opozitare, duke i hapur dyert për të gjitha ata që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj nisme. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.