Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj i kërkon Szunyogut heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Gazeta10
14 February 2024 - 18:22

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar të mërkurën me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Në këtë takim, Haradinaj i ka kërkuar Szunyogut heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropian. Konfirmova se Aleanca do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese”, ka njoftuar Haradinaj në Facebook.

Ai më tej ka thënë se për partinë të cilën e drejton, integrimi euroatlantik është objektivi kryesor strategjik, që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.