Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Tufë analfabetësh” – Matoshi përplaset me Rrustemin: Atyrë që u ke shërbyer, nivel intelektualësh?

Gazeta10
14 February 2024 - 21:17

Janë bërë 3 vjet që kur Lëvizja Vetëvendosje e përkrahur nga Lista Guxo kishin fituar zgjedhjet parlamentare në vend.

Kjo temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, duke nxitur debat mes panelistëve.

Gazetari Halil Matoshi ka qenë shumë i ashpër ndaj Qeverisë së Albin Kurtit. Sipas tij, Qeveria Kurti ka dështuar në përmirësimin e jetës se qytetarëve dhe realizmin e premtimeve të bëra, raporton gazeta10.

“Tufë analfabetësh”, ka qenë përshkrimi që Matoshi i ka bërë Qeverisë Kurtit.

Ai madje ka shkuar deri aty sa e ka quajtur Albin Kurtin si mashtruesin me të madh në historinë e politikës shqiptare.

Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi. Sipas tij, nuk është nivel intelektualësh që të flitet me këtë gjuhë ndaj Qeverisë Kurti. /Gazeta10/

Përplasjen e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.