
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për ditën e sotme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, raporton Gazeta10.
Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes./Gazeta10