Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurtin takon kryeministrin grek, flasin për dinarin

Gazeta10
16 February 2024 - 16:00

Kryeministri Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Kyreministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Temë e këtij takimi ka qenë zhvillimi ekonomik, qeverisja e mirë, bashkëpunimi në rrafshin ekonomik dhe tregtar, mundësitë për investime në Kosovë, procesi i dialogut dhe rregullorja e Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme.

Ndërsa theks të veçantë nga ky takim ka qenë prioritizimi për energji të ripërtëritshme dhe ka ftuar Kryeministrin grek për një mundësi të re dhe shtesë për investime në Kosovë nga kompani greke.

Njoftimi i plotë:

Në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim bilateral me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë të cilit u diskutua për çështje me interes të përbashkët.

Zhvillimi ekonomik, qeverisja e mirë, bashkëpunimi në rrafshin ekonomik dhe tregtar, mundësitë për investime në Kosovë, procesi i dialogut dhe rregullorja e Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, ishin temat kryesore.

Theks të veçantë gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti i dha prioritizimit që i ka bërë Qeveria energjisë së ripërtëritshme dhe mundësitë që vendi ynë ofron për investime në këtë sektor. Ai e njoftoi kryeministrin Mitsotakis se pas ankandit të parë solar 100 MW, do të ketë edhe një ankand tjetër për energji të erës, i cili paraqet një mundësi të re dhe shtesë për investime në Kosovë nga kompani greke.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.