Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Urime Dita e Pavarësisë”, deputeti kanadez uron 16 vjetorin në gjuhën shqipe – tregon edhe lidhjen me Kosovën

Gazeta10
16 February 2024 - 19:14

Deputeti kanadez, Kyle Seeback ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të 16 vjetorit të pavarësisë.

Këtë urim ai e ka bërë në gjuhën shqipe teksa fliste në Parlamentin kanadez.

Tutje ai tregoi edhe për luftën në Kosovës dhe si Kanadaja ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Seeback tregoi se si e fejuara e tij ishte refugjatë nga Kosova në Kanada gjatë luftës.

“Kanada mirëpriti mbi 7000 mijë refugjatë kosovarë, duke përfshirë të fejuarën time dhe gjithë familjen e saj. Njëzet e pesë vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetë këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.