Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasje e rëndë me thikë në Podujevë, shkak mosmarrëveshje trafiku

Gazeta10
13 September 2022 - 9:05

Sipas raportit 24 orësh policor, ka ndodhur një vrasje e rëndë për shkak të mosmarrëveshjes në trafik, në Podujevë me datë 12 shtator rreth orës 20:55, raporton Gazeta10.

Viktima mashkull kishte pësuar lëndime të rënda trupore pasi ishte goditur me thikë nga i dyshuari mashkull i cili ishtë i panjohur për të.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të.”, thuhet në raport.

Sipas njoftimit, viktima ishte dërguar në QKUK po nuk i kishte mbijetuar lëndimeve të shkaktuara. Me urdhër të prokurorit, trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

“Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.”/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.