Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku homazhe te varri i Rugovës: Themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi

Gazeta10
17 February 2024 - 12:00

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin që ka lëshuar LDK’ja thuhet se Abdixhiku “ka kujtuar e nderuar atin themeltar të shtetit tonë, Presidentin Historik Rugova i cili themeloi e udhëhoqi  lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi”.

Abdixhiku ka shprehur mirënjohje e falënderim edhe për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku po ashtu shprehu mirënjohje e falënderim për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës që në orët më të rënda qëndruan me ne dhe e mbështetën vendin tonë, që ta gëzojmë ditën e sotme”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.