Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

‘Hambar’ në Kanal10 ndanë 18 shpërblime, premia kryesore udhëtime për çift në Milano dhe Stamboll

Gazeta10
17 February 2024 - 15:04

Për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë shpërndarë sot 18 shpërblime nga emisioni ‘Hambar’ në Kanal10.

Premia kryesore e shpërblimeve ka qenë udhëtime për çift në Milano dhe Stamboll nga Veneta Travel.

Ndarja e shpërblimeve u bë bashkë me Ard Gashin dhe Mirdon Pacolli.

Shpërblimet janë ndarë përmes telefonatave të shikuesve duke ndarë histori e urime për festën e pavarësisë.

Hambari është emision i bashkëbisedimit televiziv dhe radiofonik ku nëpërmjet satirës trajtohen ngjarjet aktuale të javës nga vendi dhe bota. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.