
Në emisionin “Adresa” sonte po diskutohet fitorja e Kosovës ndaj Irlandës me rezultat 1:0.
Trajneri dhe analisti Ismet Munishi e ka vlerësuar lart paraqitjen e Dardanëve, duke theksuar dominimin dhe karakterin e treguar nga skuadra gjatë gjithë ndeshjes.
“Ndeshje shumë e mirë, ndeshje fantastike. E dominuam plotësisht kundërshtarin. Skuadra tregoi shumë karakter e dëshirë për fitore”, deklaroi Munishi.