
Pamje ekskluzive nga një objekt në Izvor, i cili sipas autoriteteve është konfiskuar, janë shfaqur për herë të parë në Kanal 10, në emisionin “Politiko”.
Moderatori i emisionit, Kushtrim Sadiku, tha se bëhet fjalë për një laborator nëntokësor të drogës, me sipërfaqe mbi 1 mijë metra katrorë dhe me disa kate nën tokë.
“Pamje të laboratorit nëntokësor të drogës, mbi 1 mijë metra katrorë, disa kate nën dhe, objekt në Izvor i konfiskuar nga organet e rendit, por që shpërfaqin lulëzimin e drogës, ku është kultivuar kanabisi për një periudhë të gjatë kohore”, tha Sadiku.