Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përvjetori i Banjskës, Korqa: Tashmë veriu i vendit kontrollohet plotësisht nga Policia e Kosovës

Gazeta10
24 September 2026 - 21:50

Analisti Burim Korqa ka folur sonte në emisionin “Politiko” për sulmin e 24 shtatorit dhe zhvillimet e sigurisë në veri të Kosovës.

Korqa tha se, sipas tij, në këtë ngjarje duhet përmendur edhe roli që ai ia atribuon Kishës Ortodokse Serbe, duke e lidhur atë me zhvillimet dhe grupet serbe të armatosura.

“Me 24 shtator  sulmi duhet ta themi se është përkrahur edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, që gjithmonë ka qenë në krah të terroristëve serbë edhe kur Serbia ka luftuar me popullin e Kosovës. Pra, është shfrytëzuar Manastiri i Banjskës”, deklaroi ai.

Ai shtoi se situata e sigurisë në veri ka ndryshuar dhe se institucionet e Kosovës kanë tashmë kontroll mbi territorin.

“Por tash jemi të vetëdijshëm dhe të sigurt që komplet territori i veriut është i kontrolluar nga Forcat e Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Korqa në “Politiko”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.