
Analisti politik Arton Demhasaj, duke folur sonte në emisionin “Politiko” për trevjetorin e rastit të Banjskës, tha se sanksionet nuk është dashur të vendosen ndaj Kosovës, por të orientoheshin drejt Serbisë.
“Nuk duhet me pas ndëshkim dhe sanksione ndaj Kosovës, këto duhet me shku në drejtim të Serbisë. Unë mendoj që këtu kemi dështu, sepse nuk e kemi arrit këtë me e gjetë nga Serbia dhe kemi mbetë të sanksionum”, deklaroi Demhasaj.