
Gazetari Gazmend Morina duke folur në 3-vjetorin e sulmit terrorist në Banjska ka deklaruar se sipas informatava që kanë qarkulluar edhe nga terreni, terroristët serbë kanë qenë të vendosur disa orë me herët.
Ai komentet i bëri në emisionin debatues POLITIKO në Kanal 10.
“Rasti ka ndodhur ashtu që është intervenu me një patrullë policore ngase kanë menduar se janë thjeshtë kontrabandista”, tha ai mes tjerash duke shtuar se nuk kemi qenë shumë të vemendshëm por edhe të përgatitur – dhe kjo është ana negative, derisa ana pozitive është se policia dhe institucionet tjera të sigurisë në mënyrë profesionale i kanë neutralizuar terroristët.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10