Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Republika është më e sigurt se asnjëherë më parë, në veri qytetarët jetojnë të lirë dhe të mbrojtur

Gazeta10
24 September 2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Republika e Kosovës është më e sigurt se asnjëherë më parë dhe se qytetarët në veri të vendit jetojnë të lirë dhe të mbrojtur nga shteti.

Kurti i bëri këto deklarata gjatë fjalimit në akademinë përkujtimore kushtuar rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Republika është më e sigurt se asnjëherë më parë dhe në veri qytetarët jetojnë të lirë e të mbrojtur nga shteti”, deklaroi Kurti.

Në fjalimin e tij, kryeministri vlerësoi edhe sakrificën e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës, duke e cilësuar atë si dëshmor të Republikës së Kosovës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.