
Analisti politik Arton Demhasaj, duke folur sonte në emisionin “Politiko” për trevjetorin e rastit të Banjskës, tha se KFOR-i ishte në dijeni të zhvillimeve paraprake.
“KFOR-i ka pasë të drejtë me i arrestu ata njerëz. Ata kanë qenë me automjete. Unë mendoj që KFOR-i s’është që s’e ka ditë që ata kanë hi. Kam informata që ata shumë mirë e kanë ditë, kanë qenë tu i përcjellë, po ata( grupi serb) kanë ra, se qëllimi i tyre ka qenë me shku te pelegrinët në Manastirin e Zveçanit”, ka deklaruar Demhasaj.