Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi Xi Jinping – Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan: Kemi ndërtuar një miqësi të vërtetë! Duhet të bashkëpunojmë me sinqeritet

Gazeta10
24 September 2026 - 22:40

Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij mbërritën këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë, ku u pritën nga presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania.

Dy liderët zhvilluan bisedime, më shumë se 10 vite pas vizitës së fundit të Xi në Shtëpinë e Bardhë. Trump deklaroi se me liderin kinez ka ndërtuar një “miqësi vërtet të madhe”, të bazuar, sipas tij, në respektin reciprok dhe interesat e dy popujve.

Xi Jinping u shpreh se Kina dhe SHBA-ja janë “vende të mëdha me popuj të mëdhenj” dhe kanë një përgjegjësi historike për të nxitur zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit.

“Duhet të bashkëpunojmë me sinqeritet”, tha presidenti kinez, duke i cilësuar interesat e dy vendeve si “thellësisht të ndërlidhura”. Ai shprehu gjithashtu shpresën që kompanitë kineze të trajtohen në mënyrë të drejtë në SHBA.

Një nga temat kryesore të takimit ishte inteligjenca artificiale. Xi theksoi se Kina dhe SHBA-ja kanë përgjegjësinë ta zhvillojnë teknologjinë në të mirë të shoqërisë dhe të garantojnë që ajo të mbetet nën kontrollin njerëzor.

Trump, ndërkohë, ka deklaruar se inteligjenca artificiale do të jetë një nga temat e rëndësishme të diskutimit dhe ka mbrojtur pozicionin e SHBA-së në garën për zhvillimin e kësaj teknologjie.

Sipas Xi, bashkëpunimi mes dy vendeve mund të mos zgjidhë çdo problem global, por pa të do të ishte e vështirë të zgjidheshin shumë prej tyre. /Panorama

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.