Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gruaja e Navalnyt: Putin e vrau burrin tim

Gazeta10
19 February 2024 - 13:12

Gruaja e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, sapo ka postuar një video deklaratë në të cilën thotë se do të vazhdojë punën e burrit të saj.

“Një person tjetër duhet të jetë këtu në vendin tim, por ai person u vra nga Vladimir Putin.

“Diku në një burg përtej Rrethit Arktik, Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë, të ardhmen tonë.

“Ne e dimë saktësisht pse Putin e vrau Alexein tre ditë më parë. Ne do t’ju tregojmë së shpejti.

“Por, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për Alexei dhe për veten tonë është të vazhdojmë të luftojmë.”

“Vazhdoni të luftoni për vendin tonë. Dhe ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndroni përkrah meje”, ka thënë Yulia Navalnaya.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.