Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

‘District me Lorita Ajetin’, emisioni i showbizit ku do shihni çka s’keni parë!

Gazeta10
19 February 2024 - 13:59

Showbizi është një nga fushat kryesore që zgjon kureshtjen e publikut.

Të shumta janë rastet ku audienca ka dashur të dijë detaje të ndryshme nga ata që i duan e që janë të famshëm.

E, për t’i mbushur nevojat e juaja me informacione rreth fytyrave publike, në Kanal10 po vjen një emision dedikuar gjithë showbizit shqiptar.

‘District’ kështu siç do quhet ky emision, do sjell te ju, një rreth me të reja të fundit nga gjithë këngëtarët, aktorët dhe personazhet tjera, që kanë vend në ekranet televizive.

I moderuar nga moderatorja Lorita Ajeti, në ‘District’ në Kanal10, do shihni kronika e personazhe, për të cilët pak keni ditur.

Me mysafirë në studio, storie nga vende të ndryshme dhe shumë surpriza tjera, do marrin dritën jeshile shumë shpejt, në ekranin e Kanal10.

Rrini para ekranit, ne do vijmë te ju…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.