Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarr në shtëpinë e pleqve në Prishtinë, policia jep detaje

Gazeta10
19 February 2024 - 19:08

Para pak çastesh është përfshirë nga zjarri shtëpia ku banojnë pleqtë pa përkujdesje nga familja në Prishtinë.

Sipas informacioneve nga flaka, është përfshirë kati i dytë i kësaj shtëpie.

Zjarrfikësit kanë ndal në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Gjithashtu kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës ku zëdhënësia e policisë Flora Ahmeti ka konfirmuar rasti për Gazeta10.

Ajo ka thënë se nga kjo ngjarje disa persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, mirëpo nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka  ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.