
Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka diskutuar rreth vendimit të BQK-së për dinarin duke thënë se një vendim i tillë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga avokatë serbë.
Ahmeti në emisionin Raport në Kanal10 thekson se sipas analizës juridike Kosova nuk ka bazë ligjore për ta vendosur euron si valutë e vetme.
“Sipas analizës aktuale duket se Kosova ka mungesë të bazes ligjore për ta vendosur euron si valutë të vetme, sepse në Kushtetutën e Kosovës përcaktohet roli I BQK-së dhe thuhet që BQK-ja do të jetë mekanizëm i cili siguron që valutën e vetme e cila është në treg të vendoset. As ligji për BQK-në nuk thotë se euro është valuta e vetme mbi të cilën operon Republika e Kosovës.”/Gazeta10/