
Gazetari Kosovë Gjoci ka thënë në emisionin “Politiko” se Albin Kurti përmes çështjes së dinarit është duke e zvarritur çështjen e Asociacionit.
Sipas tij, zgjedhja më e mirë do ishte të uleshin të dyja palët dhe të kordinoheshin, raporton Gazeta10.
“Kisha dashtë me u ndërlidhë me atë çka e nisi Nexhmedini që Serbia po e shfrytëzon këtë çështjen e dinarit por çka nuk më pëlqen mua është se edhe Albin Kurti po e shrytëzon poashtu këtë situatë për me e zvarritë çështjen e Asociacionit, krejtë çka po thuhet në këto deklarata të liderëve të Kosovës edhe ato në ato që është kërku prej amerikanëve është kordinim, ndoshta më e mirë kish qenë me ulë edhe me diskutu këtë çështje”, tha ai në Kanal10./Gazeta10