
Gazeta10 mbrëmë ka raportuar se pas një rrahje me mes disa personave ku është përdorë edhe arma e zjarrit një person është plagosur.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me rastin.
Sipas njoftimit të policisë deri te rrahja mes tre personave ka ardhur për shkak të një prone, raporton gazeta10.
“Raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave meshkuj kosovarë, ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë.
Dy të dyshuari janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta10/