
Në një konferencë të përbashkët për media, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ajo e Hungarisë, Katalin Novak, kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi ku Novak tha se ai duhet të vazhdohet dhe se palët duhet të kërkojnë zgjidhje kompromisi, shkruan Gazeta10.
“Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, normalisht se duhet të vazhdohet dhe është me rëndësi që ky mos të ndalet. Palët negociuese duhet të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të arrijnë të ruajnë paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni. Sidomos tash kur ka luftë në Ukrainë dhe është me rëndësi që dialogu të vazhdojë. Është e qartë se ka lehtësues të dialogut, roli i të cilëve është të gjejnë kompromisin, por qëllimi duhet të vjen nga palët negocuese që kërkojnë zgjidhje”, vijoi ajo.
Krahas kësaj, presidentja Novak ofroi mbështetjen për rrugën euro-atlantike të Kosovës.
Ndërkohë, theksoi se do të bëjë çmos që Bashkimi Evropian të jep dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën kemi qenë në favor të saj që prej ditës së parë. Duam që ato të hiqen sa më shpejtë që është e mundur, zonja presidente mund të llogarisë tek unë. Ne do të bëjmë çdo gjë në fuqinë tonë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave sa më shpejtë që është e mundur”, theksoi Novak./Gazeta10.