Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rita Ora flet për Kosovën në emisionin e famshëm amerikan: Po të mos emigronim, me gjasë nuk do të isha këtu ku jam sot

Gazeta10
22 February 2024 - 15:22

Këngëtarja shqiptare me fam botërore Rita Ora ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e njohur amerikan, “The View”, ku ka ndarë me audiencën detaje të rëndësishme nga jeta e saj personale dhe karriera e suksesshme.

Në këtë intervistë, Rita Ora ka hapur një dritare në jetën e saj, duke ndarë momente të rëndësishme dhe emocionuese nga rrugëtimi i saj nga Kosova në skenën muzikore ndërkombëtare.

Në një moment të veçantë, këngëtarja ka kujtuar periudhën kur ishte vetëm një vjeçare dhe familja e saj u shpërngul nga Prishtina në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

 “Dua të them, isha një vjeçe dhe prindërit e mi u treguan shumë të guximshëm, dhe unë jam falënderuese, sepse po të mos e bënin, me shumë mundësi nuk do të isha e ulur me juve në këtë tavolinë”, tha Rita Ora, duke shprehur një përshtypje të ndjeshme për vendimin e guximshëm të prindërve të saj për t’u shpërngulur në një vend të ri.

Ky rrëfim i ndjeshëm ka sjellë në pah kujdesin dhe përkushtimin e prindërve të saj për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen e tyre.

Rita Ora ka shprehur mirënjohjen e saj për guximin dhe vizionin e prindërve, duke i konsideruar ato si hapat vendimtarë që i mundësuan asaj të shpërfaqej në skenën ndërkombëtare dhe të ndërtojë një karrierë të ndritur muzikore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.