Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Guild Ealges pësojnë humbje nga Escstatic, nuk kualifikohen në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’ – por kanë edhe një shans

Gazeta10
22 February 2024 - 16:45

Guild Ealges ka pësuar humbje ndaj ekipit danez Escstatic me rezultat 2-1 në kualifikimet për në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’.

Në Map-in e parë ‘Ancient’, djelmoshat tanë fituan dhe dominuan, duke e mbyllu me rezultat bindës prej 13-3.

Në Inferno, që ishte Map-i i dytë, fitoi skuadra daneze Escstatic me rezultat 13-9.

Gjithçka do të vendosej në Map-in e tretë në Overpass, ku fillimi ishte i barabartë, deri te rezultati 4-4.

Por danezëy fituan gjashtë raunde, duke shkuar në rezultatin 10-4, gjë që bëri që Guild Ealges të kërkojë ‘time-out’.

Por as kjo nuk i ndihmoi dhe Map-i i tretë u mbyll me rezultat 12-5.

Pas kësaj humbje, Guild Ealges nuk arrin të kualifikohet për në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’.

Guild Ealges do të ketë edhe një shans nëpërmjet “Last Chance Qualifier”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.