
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për anëtarin e rradhës që i është bashkangjitur Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Mirë se erdhe në Aleancë, Prof. Dr. Nagip Skenderi”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi.
Haradinaj tha se Skenderi i sjell Aleancës një pasuri të madhe të njohurive rreth fushës së ekonomisë dhe diplomacisë.
“Me njerëz profesionist e të dëshmuar sikurse Profesor Skenderi, përkushtimi ynë për ta bërë të mundshëm ndryshimin e nevojshëm në vend dhe avancimin në drejtim të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit, do të jetë padyshim i arritshëm”, ka shtuar më tutje ai.
Në fund Haradinaj i uroi suksese Skenderit, duke thënë se e mirëpresin me zemër të hapur në ekipin e tyre.