Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kraus: E kam njoftuar ambasadën gjermane për bashkëpunimin me Kanal10

Gazeta10
23 February 2024 - 22:48

Përfaqësues i fondit investiv gjerman BKI, Karl Heinze ka thënë se ka njoftuar ambasadën gjermane për bashkëpunimin me Kanal10.

Kraus në një intervistë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ka njoftuar për kontaktet që kanë pasur me përfaqësuesit e ambasadës gjermane.

“Ne kemi pasur disa kontakte, dje kemi qenë në ambasadën gjermane, kemi pasur një takim atje, dhe jemi munduar që temën e riciklimit ta çojmë përpara, të bisedojmë për të, për neve ka qenë e qartë që në takimin e parë nuk mund të marrësh dritën e gjelbër por jemi të vetëdijshëm se duhet të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Kraus ka njoftuar se ka pasur takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

“Kemi pasur dy takime, njërin me ministrin e Bujqësisë dhe tjetrin me ministrin e Ambientit dhe jemi pritur shumë mirë, kemi pasur reaksione të mira dhe përkrahje të plotë”, ka thënë ai. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.