
Drita ishte në proces gjyqësor për më shumë se një vit, ku ishte paditur nga avokati Lorin Burba, përfaqësues i KF Skenderbeu nga Shqipëria.
Ekipi i nga Shqipëria kishte pretendime për kompensim për lojtarin Leonat Vitija i cili ishte transferuar nga Skenderbeu te Drita para afro dy vitesh.
Vlera e kontestit të fituar nga Drita është 65.000€, derisa ky është kontesti i shtatë gjyqësor i fituar nga klubi nga Gjilani.
Sipas zyrtarëve të klubit Drita, ata kanë ndihmuar edhe klubin e KF Drenica për të fituar rastin me FK Kukësi që Drenica kishte për lojtarin Zenel Gavazaj e ku vlera ishte rreth 55.000€.

