
Emisioni “Kampionët” rikthehet edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të rëndësishme të futbollit kosovar.
Të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Bekim Shotani, Milaim Berisha, Agron Selmani, Avni Haxhiu dhe Behar Maliqi.
Bekim Isufi beson se klubi suharekas, Ballkani do të tregojë besnikëri ndaj Ilir Dajës.
“Ilir Dajës nuk do t’i lëkundët karriga, kjo pasi mendoj se ai është trajneri më i mirë në histori të tyre, dhe është trajner që i ka sjellur sukseset më të mëdha, si dy herë kampionati dhe dy herë kualifikimi në garat evropiane” – tha ai.
Ditëve të fundit janë shpërndarë disa lajme se e ardhmja e Ilir Dajës te Ballkani është në dyshim dhe se ky i fundit do të shkarkohet te pozita e tij, mirëpo duket se janë vetëm thashetheme.