Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drilon Hazrollaj ‘rrëmben’ çmimin “Ylli i Javës”

Gazeta10
26 February 2024 - 13:08

Ishte vendimtar për klubin e tij në momentet më të vështira.

Drilon Hazrollaj mori mbi supe skuadrën e tij dhe e drejtoi drejt rikthimit në ndeshjen kampionale të kësaj xhiro ndaj Feronikelit ’74.

Ky i fundit udhëtoi për në “Liman Gegaj” për t’u përballur me skuadrën e Malishevës, e cila po del të jetë një befasi e këndshme këtë sezon.

Të drejtuar nga Shefki Kuqi, “Nikli” gjeti epërsinë në minutat e parë të pjesës së dytë përmes Robert Rrahmanit.

Mirëpo, gëzimi nuk i zgjati shumë, pasi në skenë doli Drilon Hazrollaj, i cili barazoi ndeshjen me penalti.

I njejti lojtar shënoi edhe golin e dytë, duke i dhuruar Malishevës tri pikët e radhës në stinorin pranveror dhe duke betonuar vendin e katërt në tabelë.

Për këtë paraqitje të madhe, Hazrollaj u shpërblye me çmimin “Ylli i Javës” që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Për këtë vlerësim, Hazrollaj u shpreh i lumtur, gjersa nuk harroi të falenderoj bashkëlojtarët e tij.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i dytë për mua. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, pasi me ndihmën e tyre arrita të kem një performancë të mirë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat” – kishte thënë ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Drilon Hazrollaj ka shënuar 12 gola në këtë edicion të garave dhe po del të jetë lojtar kyç për rrugëtimin e Malishevës për një vend në garat evropiane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.