Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Digjet një veturë në Leposaviq, dy të tjera janë dëmtuar

Gazeta10
29 February 2024 - 13:53

Një veturë është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar në Leposaviq.

Rastin për lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Ai ka njoftuar se rasti është cilësuar si zjarrvënje dhe nuk ka ende të arrestuar për këtë rast.

“Me datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura Toyota e bardhë, me targa Serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i patrullës, së bashku me zjarrfikësit të cilët kanë kryer shqimin e vendin e ngjarjes. Gjatë shqimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj veture. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si zjarrvënie, ndërsa nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi ndonjë motiv për momentin” ka thënë Elshani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.